Në “Kosova Today”, 51% e shikuesve votojnë pro hyrjes së Labinot Rexhës në BBVK4 (VIDEO)

Moderatori i “Kosova Today”, Kron Sadiku, tha se në votimin e hapur në YouTube, në kanalin e Klan Kosovës, 51 për qind e shikuesve votuan pro që Rexha të futej në shtëpinë më të madhe në vend, ndërsa 49 për qind ishin kundër.

Gjatë ditës, për emisionin e Klan Kosovës, Rexha kishte kërkuar që produksioni i BBVK-së të hapte një televotim për të, me pyetjen nëse e meriton të bëhet pjesë e edicionit të katërt të shtëpisë më të madhe në vend.

Rexha tha se veprimin e tij të sotëm nuk e quan protestë, por një thirrje simbolike për produksionin, transmeton Klankosova.tv.

“Jo që kam nevojë për para apo diçka, por kam dëshirë të futem brenda sepse do të bëja një lojë të bukur.”

“Kam diçka për të thënë brenda, sepse jam bullizuar shumë, dhe do të bëja një lojë të bukur,” tha Rexha.

Atij sot në mbështetje i dolën një numër i vogël qytetarësh, përfshirë edhe tiktokerin Roki Alb. /Klankosova.tv

The post Në “Kosova Today”, 51% e shikuesve votojnë pro hyrjes së Labinot Rexhës në BBVK4 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news