Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua të martën me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën, gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
“Shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë”, shkroi Rama në një postim në Facebook.


“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.
Pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Shkollës Fan Noli”, nga një bashkëmoshatar, dhe pas një konsultimi me prindër e mësues në të gjithë vendin, qeveria vendosi të mbyllë aksesin në TikTok për Shqipërinë.
Megjithatë, vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



