Në studio me djalin, rikthehet Teuta Kurti: S’jam shkëputur komplet nga muzika (VIDEO)

Këngëtarja Teuta Kurti është rikthyer në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe familjare.

Ajo tregoi se aktualisht punon si mësimdhënëse, ndërsa paralelisht vazhdon të jetë aktive edhe në operën e Kosovës.

“Fëmijët më duan shumë, më përqafojnë gjithë kohën. Ka fëmijë që të bëjnë për vete me ekzistencën e tyre, mënyrën si flasin dhe si qasen”, tha Kurti.

Në studio ajo ishte e shoqëruar edhe nga djali i saj, Dari, ndërsa tregoi se është nënë e tre fëmijëve.

“Dari më përmbush, është njëri nga fëmijët e mi. Vajza e madhe është Aja, ndërsa binjakët janë Dari dhe Dana”, u shpreh ajo.

Kurti theksoi edhe njëherë se arsyeja e shkëputjes nga muzika ishte familja dhe dëshira për t’iu përkushtuar asaj.

“S’jam komplet e shkëputur nga muzika, jam çdo herë me muzikë”, tha ajo.

Latest news
Related news