Në takim me ambasadorin francez, Abdixhiku propozon “Qeveri të Unitetit” si zgjidhje për krizën politike Sinjali

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për zhvillimet politike aktuale në vend, krizën institucionale që po përjeton Kosova dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj situate.

Abdixhiku në takim ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit si rrugë për dalje nga kriza institucionale.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Guérot diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, krizën institucionale dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi kësaj situate.

Gjatë takimit, Kryetari Abdixhiku ritheksoi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit. Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend.

Kryetari Abdixhiku ritheksoi se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve të rëndësishme shtetformuese dhe demokratizuese; ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është i domosdoshëm, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news