Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të bëra gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e përdor opozitën si shënjestër për të shmangur përgjegjësinë për qeverisjen e tij.
“Në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë, për aferat e panumërta korruptive dhe për përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me energjinë, Kurti sulmon opozitën dhe e etiketon si patriarkale dhe të prapambetur”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.
Ajo theksoi se PDK-ja ka qenë partia e parë që ka propozuar një grua për presidente – Flora Brovinën – dhe se ka qenë gjithmonë mbështetëse e fuqizimit të grave në pozita udhëheqëse.
Sipas saj, qëndrimi i PDK-së për të mos mbështetur kabinetin e Qeverisë Kurti 2 është i qartë, ndërsa i takon Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë një kandidat tjetër për ministër nga radhët e veta, duke theksuar se partia ka mbi 40 deputetë, përfshirë shumë gra.
Në fund, Çitaku përmendi tri raste që, sipas saj, tregojnë se VV-ja nuk i ka trajtuar gratë me respekt në politikë.
“Valdete Dakën e sulmuan deri në shkarkim. Vlora Hysenin e shkarkuan. Gresa Cakën e sulmuan brutalisht, vetëm pse nuk mund ta shkarkonin. Ky është realiteti, jo propaganda”, përfundoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

