Nëna e njërit prej pengjeve të Hamasait i kërkon Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi

Nëna e njërit prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi i ka bërë thirrje Benyamin Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi me faza dhe lirimi të pengjeve.

Hamasi tashmë e ka pranuar propozimin më herët këtë javë, dhe Einav Zangauker, nëna e pengut Matan, tha se Netanyahu mund të “fillojë negociatat për kthimin e pjesës tjetër të pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës” nëse ai e nënshkruan marrëveshjen.

“Nëse fillon pushtimi i Gazës, nuk do të ketë një marrëveshje”, tha ajo, siç raporton “Times of Israel”.

Zangauker gjithashtu akuzoi Netanyahun për “vendosjen e pengesave, para një marrëveshjeje, dhe fajësimin e Hamasit” ndërsa përparon me planet për të kapur qendrën më të madhe urbane të Rripit, shkruan Skynew, transmeton Klankosova.tv.

The post Nëna e njërit prej pengjeve të Hamasait i kërkon Netanyahut të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news