Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur, pas tri ditësh kërkimi (VIDEO)

Një nënë 37-vjeçare ka raportuar të zhdukur vajzën e saj të mitur, gjatë fundjavës në Prizren.

Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, nëna raporti të bijën të zhdukur, pas tri ditësh kërkimi, transmeton Klankosova.tv.

“Siç e ka përshkruar nëna e të miturës, vajza ka sy të zinj, flok të zeza, është e gjatë rreth 1.70 m, dhe po ashtu kishte të veshura atlete të bardha”, tha tutje Salihu.

Gazetari po ashtu bëri të ditur se nëna e të miturës kishte bërë të ditur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza e saj largohet nga shtëpia.

Salihu ndër të tjera thotë se ky fenomen është kthyer në shqetësim në komunën e Prizrenit.

The post Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur, pas tri ditësh kërkimi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news