Nila Bytyqi është një vajzë 10-vjeçare e cila e ka pasion të mësojë gjuhë të huaja.
Ajo u shpreh se aktualisht flet shqip dhe anglisht, derisa ka ndjekur edhe kursin për gjuhë gjermane.
Nila gjithashtu tregoi se gjuhën angleze e ka mësuar nga teknologjia.
“I njoh dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ama kam shkuar edhe në kurs për gjermanisht, vetëm nivelin A1 e kam përfunduar, kam dëshirë me mësu edhe më shumë gjuhë të tjera”.
“Anglishten unë e kam mësuar prej teknologjisë, në familje, mendoj që edhe me kurse mund t’i mësosh”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv
The post Nila, 10-vjeçarja që i ka pasion gjuhët e huaja: Anglishten e kam mësuar prej teknologjisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



