Nis ceremonia e varrimit të Jota-s dhe vëllait, i pranishëm edhe kapiteni

Në një atmosferë të rënduar nga trishtimi dhe dhimbja, po mbahet sot ceremonia mortore për futbollistin Diogo Jota dhe vëllain e tij, Andre Silvan, të cilët humbën jetën tragjikisht ditë më parë.

Ceremonia po zhvillohet mes një pjesëmarrjeje të gjerë të familjarëve, miqve dhe komunitetit sportiv.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ishte i pranishëm, duke treguar solidaritetin dhe mbështetjen e skuadrës në këtë humbje të madhe.

The post Nis ceremonia e varrimit të Jota-s dhe vëllait, i pranishëm edhe kapiteni appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news