Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht.
Sipas përditësimeve të fundit në platformën e KQZ-së, deri më tani janë numëruar tri nga 52 kutitë e votave, transmeton Klankosova.tv.
Nga këto rezultate, VV renditet e para, LDK e dyta, Aleanca e treta dhe PDK e katërta.



