Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 30 për qind të këtyre votave, transmeton Klankosova.tv.
Në bazë të kësaj përqindje, VV ka marrë 40.60% të votave, PDK 24.35%, LDK 14.65% dhe Aleanca 9.70%.
Ndërsa, nga rezultatet e përmbledhura del që VV ka fituar 53 mandate deri më tani, PDK 22 mandate, LDK 18 ulëse dhe Aleanca 7.




