Për më shumë se dy dekada, Rubikon në Klan Kosova ka qenë një dritare e hapur drejt zhvillimeve më të rëndësishme në vend dhe botë. Me intervista ekskluzive, debate dhe analiza të thelluara, emisioni ka sjellë para publikut kosovar mbi 3,300 net të mbushura me informim.
Në qendër të kësaj rruge të jashtëzakonshme ka qëndruar gazetari dhe drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka udhëhequr një ekip të tërë që për 22 vite i qëndroi besnik publikut.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi njoftoi se sonte, nga ora 20:45, nis sezoni i 22-të i Rubikonit – dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë rrugëtim të gjatë:
“Rreth 3,300 emisione. Rreth 6,000 orë transmetim. Rreth 1,000 mysafirë. Dhjetëra vende të botës. Pa asnjë ndalesë”.
“Çfarë nderi të jem pjesë e mbrëmjeve kosovare tash e 22 vjet! Faleminderit, faleminderit, faleminderit!”, tha Kelmendi.
Rubikonin sonte mund ta ndiqni nga ora 20:45 në televizionin numër një në vend, Klan Kosova.
The post Nis sezoni i 22-të i Rubikonit, Kelmendi: Nder të jem pjesë e mbrëmjeve kosovare – faleminderit appeared first on Klan Kosova.

