Një studim i realizuar në Britani ka zbuluar se, mesatarisht, burrat arrijnë të ruajnë durimin vetëm për 26 minuta gjatë një dalje për shopping me partneren e tij.
Pas këtij momenti, shpesh fillojnë të shfaqen shenjat e mërzisë e irritimit, dhe ata mund të shprehin dëshirën për t’u kthyer në shtëpi.
Sipas rezultateve të këtij kërkimi, më shumë se një e katërta e meshkujve të anketuar kanë pranuar se i kanë lënë partneret në mes të shoppingut dhe janë kthyer vetëm në shtëpi.
Shkaqet kryesore janë dyqanet e mbushura me njerëz, pritjet e gjata, blerjet e përsëritura, dhe pyetjet e shpeshta për mendim si “A më shkon kjo?” ose “Cilin ngjyrë të zgjedh?”.
Ata që tregojnë më shumë durim shpesh dalin jashtë për të marrë ajër ose enden pa ndonjë qëllim të caktuar në qendrat tregtare duke pritur që procesi i blerjes nga gruaja të përfundojë.
Megjithatë, studimi tregon se burrat nuk e urrejnë plotësisht shoppingun, pasi ata kalojnë rreth 44-45 minuta për shopping, pra gati sa gratë.
Ekspertët theksojnë se 15 minutat e para janë të rëndësishme, nëse gjejnë diçka që i intereson brenda kësaj kohe, ata mund të qëndrojnë më gjatë; përndryshe, mërziten shpejt.
Ajo që duhet të shihni është se nëse ai fillon të shikojë orën dhe telefonin pas 30 minutash shopping, ka filluar të mërzitet.
The post Një burrë mund të durojë veç 26 minuta “shopping” me gruan appeared first on Klan Kosova.



