Një gërmues i vetëm në rrjetin Bitcoin fitoi 300 mijë dollarë

Një tjetër gërmues i vetëm Bitcoin arriti ditën e Hënë që të gërmonte një bllok dhe të siguronte shpërblim prej 3.125 BTC pa pasur nevojë për resurset e një kompanie të tërë.

Gërmuesi i panjohur përpunoi bllokun 883,181 të Bitcoin i cili përmbante 3,071 transaksione dhe gërmuesi mori shpërblimin mbi të cilin pagoi një tarifë prej 0.033 BTC.

Me një Bitcoin që kushton 98,300 dollarë, në momentin e shpërblimit gërmuesi ka fituar 310 mijë dollarë. Nuk është e qartë sesi gërmuesi arriti të gërmonte bllokun por disa spekulonin në X se mund të ketë përdorur një makineri 200 dollarëshe.

Gërmuesit e Bitcoin janë ata që përpunojnë transaksionet dhe mbajnë rrjetin të sigurte. Gërmimi i Bitcoin bëhet gradualisht më i vështirë – dhe më intensive me energji – me kalimin e viteve, dhe për këtë arsye kërkon më shumë burime.

Shumica e blloqeve të gërmuara në baza ditore kryhen nëpërmjet operacioneve të mëdha industriale: magazina plot me makineri të shtrenjta dhe të zhurmshme të drejtuara nga kompani, shumë prej të cilave janë publike që tregtohen në bursat e SHBA-së.

/PCWorld Albanian

Latest news
Related news