
Një kabinë tualeti portative ka rënë nga Ura Centenario në Seville të enjten pasdite.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një urë që është aktualisht në ndërtim e sipër.
Objekti ra në mes të rrugës, duke u bërë copë-copë dhe duke shpërndarë përmbajtjen e saj.
Trafiku u ndërpre, por nuk u raportuan të lënduar ose dëme materiale, sipas gazetës lokale Diario de Sevilla.
Incidenti u regjistrua në një video të postuar nga një profil në TikTok ku tregohet tualeti duke u shembur ndërsa lëvizej nga një vinç në vendin e ndërtimit në urë për të zëvendësuar kabllot e infrastrukturës.
Kabina ra në korsinë qendrore të autostradës, duke bllokuar kalimin e makinave që kalonin urën me shpejtësi të ulët, siç shihet në video.
Pavarësisht trafikut të rënduar në atë kohë, pajisja nuk ra mbi asnjë nga automjetet. /Telegrafi/



