Një person ka pësuar lëndime të lehta pasi një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllaviqicë të Pejës, të premten në mbrëmje.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.
“Në këtë aksident ishte i përfshirë vetëm një veturë e cila është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv.
The post Një person lëndohet nga aksidenti në fshatin Gllaviqicë të Pejës appeared first on Klan Kosova.

