Një tjetër destinacion i mundshëm për Hojlundin

Një seri e bisedimeve ndërmjet Napolit dhe Manchester United është realizuar për transferimin e Rasmus Hojlundit.

Marrëveshja thuhet të përfshijë huazimin e lojtarit me obligim blerje për 45 milionë eurosh në fund të sezonit.

Ende asgjë s’është zyrtare, mirëpo duket që energjia është pozitive për realizimin e kësaj marrëveshje.

Kujtojmë që Hojlundi ishte lidhur po ashtu ngushtë me skuadrën e Milanit disa javë më parë, me Italinë që duket destinacioni i ardhshëm.

The post Një tjetër destinacion i mundshëm për Hojlundin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news