Një votë për VV-në, një votë drejt izolimit nga Perëndimi (VIDEO)

Politikat e qeverisë aktuale në Kosovë e kanë dërguar vendin drejt një izolimi të thellë nga Perëndimi, ka deklaruar, analisti Frrok Çupi.

Sipas tij, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian janë përkeqësuar ndjeshëm, duke e vënë Kosovën në një sfidë të hapur me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv.

“Kemi kohë që e shohim se politika qeveritare në Kosovë, e cila e ka çuar vendin afër një izolimi me Perëndimin, e ka vendosur atë në një sfidë ndaj Perëndimit dhe sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo e ka detyruar Bashkimin Evropian të bëjë koncesione, ndërsa ekonomia e Kosovës po pëson rënie. Nëse Kosova shkon drejt një fitoreje tjetër, kjo do të thotë që vendi do të izolohet përsëri nga Perëndimi, tha Çupi në studion e “Kosova Today” në Klan Kosova .

Për të dëgjuar deklaratat e plota, ndiqeni linkun e videos së mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news