Një zyrtar policor në Mitrovicë kanoset me mesazhe urrejtjeje në Instagram – Prokuroria hap rast për “Kanosje”Sinjali

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë se është kanosur përmes një mesazhi kërcënues në rrjetin social Instagram nga profili “gemeral-88”.

Sipas burimeve të Sinjalit, mesazhi i dërguar në gjuhën serbe përmbante thirrje të hapura për dhunë: “Ubili shqiptara” (Vrisni shqiptarin), ndërsa në një fotografi të zyrtarit me uniformë ishte lënë komenti tjetër kërcënues: “Kojiii shqiptarska govno!!! Sve cemo vas u hladnjacau smerdlijivi shqiptari”, që përkthyer në shqip nënkupton gjuhë poshtëruese dhe kërcënime për vrasje masive.

Lidhur me rastin është njoftuar njësia e hetimeve dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar vepra penale “Kanosje”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia e krimeve kibernetike për të identifikuar autorin e profilit dhe gjurmimin e origjinës së kërcënimeve.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news