Njohja nga Kenia, LDK: Ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se e mirëpret njohjen e Kosovës nga Kenia.

Ky subjekt politik e falënderon presidentin e Kenias William Ruto.

LDK-ja thekson se njohja ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky hap dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi”.

“LDK falënderon Presidentin e Kenias, William Ruto duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim i ri do të kontribuojë në zgjerimin e miqësive dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy shteteve tona”.

“Njohja nga Kenia konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shënon fundin e një periudhe të gjatë pa njohje të reja. LDK mbetet e përkushtuar për të punuar drejt thellimit të lidhjeve diplomatike dhe avancimit të interesave tona kombëtare në arenën botërore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

The post Njohja nga Kenia, LDK: Ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news