Sulmuesi francez, Nkunku, ka firmosur kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2030.
Operacioni, siç është raportuar ditët e fundit, ka vlerën e 37 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh dhe 10% nga një shitje e ardhshme.
Francezi, pra, është gati të përjetojë eksperiencën e tij të parë në Itali pas sezonit të fundit me Chelsean e Marescës.
Nkunku, në sezonin 2024/25, ka shënuar 15 gola në 48 paraqitje.
The post Nkunku nënshkruan me Milanin deri në vitin 2030 appeared first on Klan Kosova.

