Në shënimin e Ditës së Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot janë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur pranë Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se çështja e të zhdukurve nuk është plagë individuale, por një plagë që prek gjithë shoqërinë kosovare.
Ai theksoi se normaliteti nuk mund të arrihet pa zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.
“Të zhdukurit dhe plaga jonë nuk është plagë individuale, por është një plagë që e prek gjithë shoqërinë tonë. Është një plagë që nuk mund të ketë normalitet pa u treguar e vërteta dhe pa ardhur drejtësia në vend”.
“Të zhdukurit nuk mund të shërohen si plagë vetëm me kalimin e kohës. Kjo plagë do të shërohet vetëm kur drejtësia do të vihet në vend dhe e vërteta të tregohet në familje. Zhdukjet, vrasjet apo edhe dërgimi i trupave në frigorifer apo në pajisje të ndryshme nëpër varreza masive në Serbi, nuk janë thjeshtë akte lufte. Ato janë krim kundër njerëzimit, gjenocid i pastër”.
“Një lloj krimi që në fakt bota e sotme nuk e sheh shpeshherë. Prandaj, ky krim duhet të ketë drejtësi, e që fatkeqësisht ne këtë drejtësi ende po vazhdojmë ta kërkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kudo që mundemi. Ne, Kosova, qytetarët e Kosovës, nuk do të ndalemi derisa personi i fundit i zhdukur të dihet fati i tij”, tha Hoti.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



