Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentareSinjali

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e fshehtë për kryetaren e Kuvendit, duke theksuar se kjo formë votimi është e kundërkushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kandidatja e propozuar nuk do të kalojë. Me sa unë kam informacione, s’ka as iniciativa nga ata që duhet të marrin iniciativa,” tha Qalaj para mediave. Ai shtoi se PDK-ja do të jetë e pranishme në çdo iniciativë, por nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, mënyra se si qeveria po tenton të imponojë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit, është jo vetëm e papranueshme, por edhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të shtetit. Qalaj përsëriti se qëndrimi i PDK-së në këtë çështje është i palëkundur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news