Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Fushë Kosovë, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.
Burime të Sinjalit konfirmojnë se Alp Krasniqi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot, më 27 prill 2025, rreth orës 15:30 dhe prej atëherë nuk është parë më.
Familjarët, të cilët kanë ngritur alarmin, shprehen thellësisht të shqetësuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët.
Në momentin e zhdukjes, Alp ishte i veshur me një trenerkë ngjyrë hiri dhe xhemper të kaltër dhe mbante me vete një iPhone 16 Pro Max.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8, rruga “Nazim Budrika” në Fushë Kosovë.
Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrin 048 197 803.
Çdo sekondë ka rëndësi.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të ri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



