Nuk ka asnjë nënshkrim të deponuar për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-sëSinjali

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, pavarësisht raportimeve të fundit në media.

Ferati tha se LDK-ja do të trajtojë me seriozitet çdo kërkesë që plotëson kriteret statutare, por theksoi se aktualisht nuk ekziston asnjë iniciativë e formalizuar brenda partisë.

“Kanë qarkulluar lajme ditën e djeshme, edhe gjatë ditës sot, nëpër portale të ndryshme, tek të cilat nuk pashë ndonjë burim të cituar të informacionit, qoftë ndonjë eksponent serioz i LDK-së, qoftë ndonjë grupi serioz të LDK-së, edhe deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të deponuar. Përndryshe, në momentin që ka kërkesa brenda për brenda organeve të LDK-së, sigurisht që me urgjencë e me seriozitet të madh kanë me u trajtuar prej neve si parti dhe kanë me u shqyrtuar deri në realizimin përfundimtar të kërkesave që e plotësojnë shumicën e numrit të caktuar të delegatëve. Për momentin, e deri më tani kur po flasim, nuk ka numër, as nuk ka nënshkrime të deponuara brenda zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i shmanget procedurave statutare dhe ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj demokracisë së brendshme në parti.

“Përndryshe, jemi të gatshëm, e thashë edhe në fillim, që me i trajtuar edhe normalisht me dalë deri në Kuvend. Kryetari Abdixhiku nuk është hera e parë sigurisht e s’do të jetë as e fundit, i ka tri kuvende që i ka kaluar me votë të fshehtë edhe absolutisht as pak nuk është që i ikën procedurave statutare të LDK-së. Ai është një prej kryetarëve mendoj që i ka kultivuar në vazhdimësi demokracinë brenda LDK-së, edhe demokracinë statutare brenda rregullave të statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Duke komentuar praninë e presidentes Vjosa Osmani në zyrat e LDK-së gjatë takimit të fundit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Ferati tha se ajo ka qenë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së dhe se fokusi aktual i partisë mbetet formimi i institucioneve.

“E para, nuk është veç sot që kjo zonja Osmani është prezente në zyrën e LDK-së, është në baza ditore varësisht prej situatave që zhvillohen brenda për brenda LDK-së. Së dyti, ka qenë bartëse e listës së LDK-së me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm që është organ që vendos për bartësen e listës. Së treti, LDK-ja fokus të agjendës e ka themelimin e institucioneve të Kosovës, edhe po mendoj që kjo është tema kryesore për krejt palët brenda për brenda Lidhjes Demokratike, edhe po mendoj që është përgjigja kryesore që po e presin qytetarët e Republikës së Kosovës prej LDK-së, e jo se a po organizohet ose jo një kuvend”, tha ai.

Në fund, sekretari i LDK-së u bëri thirrje strukturave të partisë që debatet dhe pakënaqësitë t’i trajtojnë brenda forumeve partiake dhe jo në publik.

“Mbledhja e nënshkrimeve është shprehje demokratike, e një të drejte demokratike të njerëzve që kanë besim ndryshe, po e quaj kështu siç kanë bindje ndryshe. Nuk besoj që ka brenda për brenda LDK-së as kryetarë dege, as deputetë të zgjedhur, e as eksponentë seriozë që dëshiron me i penguar themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, qofshin ata që po i mbledhin nënshkrimet, qofshin ata që po i refuzojnë ato. Përndryshe, mua më mbetet si Sekretar i LDK-së me bërë thirrje për qetësi edhe delegatëve, në të njëjtën kohë edhe kryetarëve të degëve, kolegëve të mi që po e deklarojnë në publik situatën, me i ruajtur mendimet e tyre politike për brenda për brenda organeve të LDK-së. Fundja, kjo është pjesa jonë e demokracisë, kjo është e përbashkët e të gjithëve. Nuk është e individëve, edhe këtu brenda këtyre forumeve e kemi të obliguar edhe me statut, edhe me moral politik, që me i diskutuar çështjet të cilat neve na preokupojnë ose na shqetësojnë, e jo me i shqetësuar anëtarësinë e gjerë, të cilët janë votues që kanë besim të pathyeshëm për LDK-në deri më tani”, tha Ferati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news