Nuk marrim pjesë në sulme, por mbrojmë aleatët pas goditjeve iraniane

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në sulmet fillestare ndaj Iranit dhe nuk do të marrë pjesë në veprime sulmuese, por tani po mbështet vetëmbrojtjen kolektive të aleatëve pas sulmeve të vazhdueshme iraniane në të gjithë rajonin, që goditën edhe vende të cilat nuk kishin sulmuar Iranin dhe rrezikuan qytetarë e personel britanik, raporton Kosova.info.

Starmer konfirmoi se SHBA-së i është dhënë leje të përdorë bazat britanike për një “qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës”, konkretisht për shkatërrimin e raketave në depot e ruajtjes ose në platformat e lëshimit.

“Ne nuk po i bashkohemi këtyre sulmeve, por do të vazhdojmë veprimet tona mbrojtëse në rajon”, tha ai, duke shtuar se avionët luftarakë britanikë tashmë janë në ajër si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse që kanë arritur të interceptojnë goditjet iraniane.

Ai njoftoi gjithashtu se ekspertë britanikë do të bashkëpunojnë me partnerët në Gjirin Persik për të ndihmuar në rrëzimin e dronëve iranianë.

“Ne të gjithë i mbajmë mend gabimet e Irakut dhe kemi nxjerrë mësimet tona”, përfundoi Starmer.

Latest news
Related news