



Deri më tani janë numëruar mbi 55 % e votave për deputetë derisa KQZ ka procesuar rezultatet në webfaqen e saj.
Të dhënat janë nga 1 mijë e 378 vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë në total.
Nga tri partitë e mëdha, VV, PDK dhe LDK, tashmë disa kanë siguruar ulësen në Kuvend.
Sipas këtyre rezultateve, tek VV prin Albin Kurti, pas tij renditet Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.


Te Partia Demokratike e Kosovës prin Bedri Hamza, i pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.


Te Lidhja Demokratike e Kosovës e para është Vjosa Osmani derisa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.


Kurse te lista e Aleancës janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri e Bekë Berisha.


Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!



