Nura: Lushtaku s’ka marrë ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet (VIDEO)

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka komentuar aksionin e djeshëm të Policisë në Skenderaj, duke e cilësuar atë si një veprim të panevojshëm.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai tha se angazhimi i forcave policore në Skenderaj ka qenë një veprim i panevojshëm dhe, sipas tij, i nxitur nga Qeveria në detyrë e Kosovës dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

I pyetur nga gazetarja Gremisa Latifi nëse kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka dalë sot në punë, Nura deklaroi se “mëngjesin e kanë nisur bashkë, dhe kemi ndarë detyrat dhe përgjegjësitë për ditën”, tha ai, sipas Latifit.

Tutje, Nura bëri të ditur se aktualisht kreu i Skenderajt nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, por ka thënë se në momentin që do të ketë një ftesë zyrtare, ai do të paraqitet dhe do ta japë deklaratën e tij.

Ndiqni kronikën e plotë:

 

Latest news
Related news