U dënua me 300 euro gjobë, përfundon në burg – arrestohet 23-vjeçari në Prishtinë

Një i ri është arrestuar të dielën në Prishtinë në bazë të një urdhërarresti aktiv të lëshuar nga gjykata.

Sipas informacioneve të siguruara, rreth orës 14:40, njësia e arrestimeve ka ndaluar Blend Kamishollin në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ndaj tij ishte në fuqi një urdhërarrest për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik”.

Burimet bëjnë të ditur se ai ishte dënuar me gjobë në shumën prej 300 eurosh, por për shkak të moskryerjes së obligimit, dënimi i ishte zëvendësuar me 15 ditë burgim.

Pas arrestimit, Kamisholli është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Hajvali për vuajtjen e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U dënua me 300 euro gjobë, përfundon në burg – arrestohet 23-vjeçari në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Latest news
Related news