Nuredin Dumani rrëfen kontaktet me Behar Bajrin: “Dulin ose Tafilin për Talo Çelën, ose 1.5 milionë euro”

Nuredin Dumani, ka vazhduar rrefimin ne gjyqin e dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme duke iu përgjigjur pyetjeve të avokateve.

I penduari ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.

Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?

Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.

Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte “Sakati” (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t’i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.

Avokati: A njeh një Elton Basha?

Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.

Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?

Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.

Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?

Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.

Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?

Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.

Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?

Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtur.

Dumani per qendrimin ne Kosove:

Avokati, Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?

Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim.

Avokati, Genti Rumano: Sa qëndrove atje?

Nuredin Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia-Ukrainës.

Avokati, Genti Rumano: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?

Nuredin Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.

Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi.

Porosia ishte nga sakati, Alëksandër Baho.

Avokati, Genti Rumano: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

Nuredin Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në sky kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix.

Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ja kisha vënë “Baftjari”

Latest news
Related news