Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate Nol Nushi, e ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nushi në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se gjatë mandatit katërvjeçar i shpalli luftë secilës kategori shoqërore.
“E ka filluar luftën me Sindikatën e Arsimit, e ka vazhduar me doktorët, e ka vazhduar me profesorët kur me statutin e ri të UP-së i detyron edhe ata ta deklarojnë pasurinë, e ka vazhduar me policët që dikur i quante krenaria e vendit”, deklaroi ai.
Sipas tij, kërkesat e këtyre kategorive ishte thjesht legjitime.
“Sepse ata kërkon që thjeshtë standardi i tyre i jetesës të përmirësohej dhe të mos degradohej për shkak të inflacionit katastrofal që e përfshiu jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”, deklaroi ai.
The post Nushi: Kurti i shpalli luftë secilës kategori shoqërore në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



