Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer një operacion i rrallë.
Sipas mjekëve, në Klinikën e Ortopedisë për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
Mjeku Bujar Shabani në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova ka pohuar se kjo është një arritje e madhe për QKUK-n dhe sistemin shëndetësor në Kosovë.
“Tash e tutje qytetarët e Kosovës, për një patologji shtesë, të mos kërkojnë shërim diku tjetër; atë mund ta kryejnë edhe në QKUK”.
“Kjo është një ndërhyrje e rrallë dhe sfiduese jo vetëm për ne, por edhe për qendrat më të mëdha evropiane dhe konsideroj që kryerja dhe fillimi i kësaj procedure në vendin tonë është një arritje e rëndësishme dhe e madhe”, ka thënë Shabani. /Klankosova.tv
The post Operacion i rrallë në QKUK, mjeku Shabani: Arritje e madhe për sistemin shëndetësor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



