Vendimi që mori Organin Shqyrtues të Prokurimit për të përjashtuar kompaninë “MedPlus” nga çdo mundësi pjesëmarrjeje në tenderë publikë për një vit, qe goditje fatale për këtë kompani.
Ky vendim ndaj kompanisë, e cila prej vitesh furnizon barnatore dhe institucione të ndryshme me barna dhe materiale shpenzuese mjekësore, po konsideron rrezik për ndërprerjen e rrugës së saj në tregun publik, por edhe kërcënim serioz i ekzistencës së saj.
Andaj, pronarët e kompanisë e paditën OShP-në.
Para se të nisin procedurat gjyqësore, ata iu drejtuan OShP-së me kërkesë për korrigjim të vendimit, duke dorëzuar prova dhe dëshmi që, sipas tyre, tregojnë pafajësinë e kompanisë.
Megjithatë, siç shprehet avokati i kompanisë, Zeqir Fetoshi, këto prova nuk u morën parasysh.
E vendimin në fjalë e quan të kundërligjshëm.
Fetoshi shpreh habinë e tij për faktin se OShP-ja nuk ka kërkuar asnjëherë sqarime nga kompania prodhuese kineze AC-Med, nga e cila MedPlus furnizohet me barnat e kontestuara.
Avokati Fetoshi e quan vendimin e OShP-së “dënim kapital”, duke thënë se ai mund t’i shkaktojë kompanisë dëme financiare që kapin qindra mijëra euro.
Vendimi i OShP-së erdhi pas dyshimeve të ngritura nga Komuna e Pejës, e cila ka pretenduar se MedPlus ka dorëzuar dokumente të dyshimta gjatë një tenderi për furnizimin me barna dhe materiale shpenzuese mjekësore.
Këto pretendime sollën futjen e MedPlus në “listën e zezë”, një masë që ndalon kompaninë të marrë pjesë në tenderët publikë për një periudhë prej një viti.
The post OShP-ja “ia humb” milionat MedPlus-it, kompania e padit shtetin! (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

