Osmani e uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi pres të punojmë bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila fitoi zgjedhjet e parlamentit të martën, duke marrë 237 vota, përballë kundërshtarit të saj, Yoshihiko Noda.

Përmes një postimi në “X”, e para e shtetit thotë se mezi prêt të punojë me Takaichin, e cila u bë kryeministrja e parë femër në Japoni,

“Urime të përzemërta për Sanae Takaichi, që u bë kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj të gjatë me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë. Mezi presim të punojmë me kryeministren Takaichi për të forcuar dhe ndërtuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

Japonia ka për herë të parë një grua si kryeministre: Sanae Takaichi fiton zgjedhjet

The post Osmani e uron kryeministren e re të Japonisë: Mezi pres të punojmë bashkë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news