Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Konferencës së Mynihut, është takuar me anëtarin e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.
Në një postim në Facebook, Osmani ka treguar se për çfarë kanë biseduar.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, ka thënë Osmani. /klankosova.tv
The post Osmani takohet me Komshiq: Kosova dhe Bosnja të ecin tutje në rrugën euroatlantike appeared first on Klan Kosova.



