OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e SpecializuaraSinjali

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin për media, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për trajtimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga këto dhoma dhe kërkon drejtësi të barabartë dhe respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare.

Mes personaliteteve që kanë marrë letrat janë Eliot Engel, ish-kongresmen i SHBA-së, Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe eurodeputetët Lukas Mandl dhe Thijs Reuten.

Në listën e plotë të pranuesve përfshihen edhe Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International, Tirana Hassan, drejtoreshë e Human Rights Watch, Avokatja e Popullit të BE-së Teresa Anjinho, si dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

“Në këto letra, OVL UÇK ka shprehur shqetësimet tona për trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim me respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare”, deklaron OVL UÇK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news