Pajtohem me Hansi Flickun, Real Madridi s’është Barcelonë! – Indeksonline.net

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Leganesit në La Liga.

Ancelotti bëri një deklaratë interesante në lidhje me trajnerin, Hansi Flick, shkruan Indeksonline

Hansi Flick dje para ndeshjes tha se Barcelona s’është Real Madridi, kur u pyet rreth orarit të ngjeshur.

Kurse, Ancelotti thotë se pajtohet me trajnerin gjerman.

“Pajtohem plotësisht me Hansi Flickun, Barcelona nuk është Real Madridi”, u shpreh Ancelotti

Kujtojmë se nesër nga ora 21:00, Real Madridi e pret në shtëpi Leganesin./Indeksonline/

Latest news
Related news