Palestinezët kthehen drejt veriut të Gazës të gëzuar

Mijëra palestinezë të zhvendosur kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndërsa forcat izraelite po tërhiqen, shumë palestinezë po kthehen në shtëpitë e tyre në Gazën veriore.

Tashmë janë publikuar edhe pamje.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.

Latest news
Related news