Pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vrarë një burrë (VIDEO)

Dy persona Naser Gashi dhe Miftar Miftari, u dërguan mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një plagosje me armë zjarri në Prishtinë.

Ndërkohë, Naser Gashi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë pas 15 minutash,njofton Klankosova.tv.

Ai është plagosur në këmbë dhe pasi mori ndihmën e parë në emergjencë, është zhvendosur në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar deri më tani lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thanë nga prokuroria për Klankosova.tv.

Ndiqni detaje nga gazetarja Sala Gashi, në videon e mëposhtme:

The post Pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vrarë një burrë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news