Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti kur e reja ka rënë nga ndërtesa, në të cilat shihet se 26-vjeçarja ka rënë qëllimisht.
Mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe pamjeve tepër të rënda, të cilat mund t’I shqetësojnë familjarët e viktimës e po ashtu lexuesit, Sinjali ka vendosur që të mos e publikojë videon në të cilën shihet momenti në të cilin e reja bie nga ndërtesa.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitet policore, të cilët e rrethuan me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.
Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve tjera të këtij rasti të rëndë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



