Basketbollistët e Kosovës sot do ta kenë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror që pritet të mbahet në vitin 2027-të.
“Dardanët” do t’i presin në Prishtinë mysafirët nga Azerbejxhani.
Loja zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.
“Basketbollistët e Kosovës si kurrë më shumë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë i kanë mbështetur në momentet vendimtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv
Tutje në njoftimin e FBK-së, shkruan se fitorja shton gjasat për vendin e dytë në Grupin A dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.
The post Parakualifikimet për botëror: Kosova sot përballet me Azerbejxhanin appeared first on Klan Kosova.



