Partey largohet nga Arsenali

Mesfushori ganez, Thomas Partey, do të largohet nga Arsenali në fund të muajit qershor, pasi kontrata e tij me klubin nuk do të rinovohet.

Pavarësisht përpjekjeve dhe bisedimeve të zhvilluara mes palëve, nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Partey, i cili iu bashkua Arsenalit në vitin 2020 nga Atletico Madrid, do të jetë lojtar i lirë.

Ndërkohë, “Topçinjtë” janë duke eksploruar opsione të reja për të forcuar mesfushën, me emra si Christian Nørgaard që përmenden si alternativa të mundshme.

The post Partey largohet nga Arsenali appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news