Partey mohon akuzat për përdhunim

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, ka mohuar zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë atë për përdhunim, ndërsa ndaj tij kanë nisur tashmë procedurat ligjore.

Përmes një deklarate të publikuar nga avokatët e tij, thuhet se Partey ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet përkatëse gjatë një hetimi që ka zgjatur tre vite. Futbollisti ganez tani mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij në gjykatë.

“Thomas i mohon të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe Prokurorinë e Kurorës gjatë të gjithë hetimit trevjeçar”, ka thënë ekipi ligjoir i Parteyt.

“Tani ai mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij përfundimisht. Meqenëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore, klienti im nuk mund të japë komente të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e avokatëve të mesfushorit të Arsenalit”.

The post Partey mohon akuzat për përdhunim appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news