Partizani i Beogradit dhe Lech Poznani dënohen për mesazhet politike kundër Kosovës

UEFA ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj Lech Poznanit dhe Partizanit të Beogradit pas shfaqjes së mesazheve politike gjatë ndeshjeve të fundit në kuadër të garave evropiane, ku në shënjestër ishte shteti i Kosovës.

Klubi polak Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro për një baner të madh me përmbajtjen “Kosova është Serbi”, i shfaqur në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës.

Ndërkohë, Partizani i Beogradit është ndëshkuar me 90 mijë e 250 euro për sjellje të pahijshme të tifozëve në përballjet ndaj Oleksandriyas dhe Hibernian, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Vetëm për ndeshjen me Oleksandriyan, klubi serb është gjobitur me 17 mië e 500 euro, përfshirë edhe për banerin me të njëjtin mesazh politik.

Përveç kësaj, Partizani është ndëshkuar edhe me 72 mijë 750 euro të tjera për shkak të bllokimit të rrugëve, përdorimit të laserëve dhe fishekzjarrëve në stadium gjatë ndeshjeve në Beograd.

Si pjesë e masave shtesë, UEFA ka urdhëruar që në ndeshjen e radhës në shtëpi në kuadër të garave evropiane, Partizani të luajë me 10 mijë vende të mbyllura për tifozët.

The post Partizani i Beogradit dhe Lech Poznani dënohen për mesazhet politike kundër Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news