Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është shkarkuar një ditë pasi u shpreh se në disa raste bashkësia ndërkombëtare ka nxitur trazira në veri të Kosovës.
Vokrri tha të enjten në KTV se edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është një nga personat, që sipas tij, ka nxitur trazira. E një ditë më pas, Qeveria ka njoftuar se ai është shkarkuar.
Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

