Është gjetur trupi i 37-vjeçari, Armando Zajsi i cili u zhduk në Liqenin e Ulzës.
37-vjeçari humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti me mjet lundrues në Liqenin e Ulzës.
Bëhet e ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me angazhimin e forcave të shumta nga institucione shtetërore dhe vendore.
Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, Shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera./abcnews.al



