Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në KosovëSinjali

Gazeta Sinjali ka raportuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur më 6 maj në Milano të Italisë, ku pati humbur jetën në vendin e punës një i ri nga Kosova. Viktima është identifikuar si Endrit Shefli Ademi, 24 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë “La Repubblica”, Endriti ka rënë nga kati i tretë i skeleve gjatë punës në një kantier ndërtimi në rrugën Bassini nr. 39, ku po kryheshin punime për rinovimin e një ndërtese. Rënia rezultoi fatale dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Familja Ademi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 17:00, në varrezat e lagjës Karpuzi, në fshatin Shalë.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Allahu e mëshiroftë!” – thuhet në njoftimin mortor të publikuar nga familja.

Ngushëllime të përzemërta familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news