Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Francës, Patrice Evra, ka bërë një deklaratë të fortë kur u pyet për një përballje hipotetike me talentin e ri spanjoll, Lamine Yamal.
“Do ta haja të gjallë. Më fal, Lamine. Të dua…”, u shpreh Evra, duke theksuar se mentaliteti i tij në fushë ishte krejtësisht ndryshe nga ai jashtë saj.
Francezi kujtoi periudhën kur ishte në kulmin e karrierës së tij, duke pohuar se nuk bënte kompromis me askënd gjatë ndeshjeve.
“Pyetni Cristianon, pyetni Messin dhe lojtarët e tjerë që janë përballur me mua. Kur luaja në fushë, nuk isha mik i mirë për askënd”, deklaroi ai./Klankosova.tv




