Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për stagnimin e rrugës evropiane të Kosovës dhe bllokadën institucionale që, sipas saj, po e çon vendin drejt një krize të thellë kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një konferencë për media, ajo tha se Kosova humbi një rast historik për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës për herë të dytë radhazi, si pasojë e “veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante” të ekzekutivit.
Musliu-Shoshi theksoi se në kohën kur liderët evropianë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar për të ardhmen e kontinentit, Kosova po përballet me sanksione politike dhe me izolim ndërkombëtar, duke humbur qindra milionë euro ndihma nga BE-ja.
“Jo vetëm që nuk ka pasur njohje të reja ndërkombëtare, por s’ka pasur as përpjekje serioze. Ministria e Jashtme është kthyer në një sektor të paralizuar nga diletantizmi”, deklaroi ajo.
Deputetja e PDK-së e quajti të papranueshme bllokadën institucionale pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe kërkoi formimin e menjëhershëm të institucioneve.
“Ka kaluar më shumë se tre muaj dhe kjo qeveri i ka marrë peng institucionet. Mjaft është mjaft. Çdo ditë vonesë po i kushton Kosovës – sot Këshilli i Evropës, nesër fondet ndërkombëtare, e pasnesër diçka edhe më e madhe”, përfundoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

