Të mërkurën, Drejtori për zhvillim ekonomik në Komunën e Pejës, Nasret Hajrizi dhe Shefi i sektorit të turizmit në po këtë komunë, Vyrtyt Morin, morën pjesë në eventin më të madh në Shqipëri ku vlerësohen të arriturat e zhvillimit dhe mirëmenaxhimi i destinacioneve turistike dhe bizneseve të suksesshme shqiptare.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendësministrja e Turizmit e Shqipërisë, Ilva Gjuzi dhe presidenti i GlobalTourismForum, Bulut Bagci.
Pjesëmarrja ishte proces i aplikimit dhe paraqitja e dëshmive të zhvillimeve të turizmit të qëndrueshëm.
Ndër shumë të nominuar në këtë garë ishte edhe Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e Pejës, e cila kishte marrë vlerësimin nga komisioni profesional për menaxhim të mirë të destinacionit.
Për këtë edhe u shpërblye me çmimin “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik”. /Klankosova.tv
The post Peja vlerësohet me çmimin “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik” appeared first on Klan Kosova.







